Teoria e parë e evolucionit është 600 vjet më e vjetër nga ajo e Charls Darwin, e ka bërë një mysliman

Nasir El-Din Tusi ishte një dijetar persian dhe shkrimtar shumëdimensional: arkitekt, astronom, biolog, kimist, matematikan, filozof, mjek, fizikan dhe teolog. Dijetari mysliman Ibn Khalduni (1332-1406) e cilësonte Tusin si dijetarin më të madh persian të kohëve të fundit.
Tusi ka lënë pas rreth 150 vepra, nga të cilat 25 janë në gjuhën perse dhe pjesa tjetër në atë arabe, ndërsa shkroi edhe një traktat në persisht, arabisht dhe turqisht. Gjatë qëndrimit të tij në Nishapur, Tusi krijoi reputacionin e një dijetari të jashtëzakonshëm.

Shkrimet e tij në prozë përfaqësojnë një nga koleksionet më të mëdha prej një autor të vetëm islamik. Duke shkruar si në arabisht, ashtu edhe në persisht, Nasir al-Din Tusi, trajtoi çështje fetare (“islamike”), por edhe jo-fetare ose laike (“shkencat e lashta”). Veprat e tij përfshijnë versionet përfundimtare arabe të veprave të Euklidit, Arkimedit, Ptolemeut, Autolikusit, dhe Teodosit e Bitinisë.

Në veprën e tij “Akhlaq-i-Nasri”, Tusi prezanton një teori themelore të evolucionit të specieve, gati 600 vjet përpara se të lindte Charls Darwin. Ai e fillon teorinë e tij të evolucionit me universin, që dikur përbëhej nga elemente të njëjtë dhe të ngjashëm. Sipas Tusit, në një farë momenti, filluan të shfaqeshin kontradikta të brendshme dhe, për pasojë, disa substanca nisën të zhvillohen më shpejt e në një mënyrë të ndryshme nga substancat e tjera.

Ai pastaj shpjegon se si elementët evoluuan në minerale, më pas në bimë, kafshë dhe në fund në njerëz. Tusi ndërkaq vijon të shpjegojë se si ndryshueshmëria e trashëguar, qe një faktor i rëndësishëm për evolucionin biologjik të gjallesave: “Organizmat që mund të fitojnë më shpejt tipare të reja, janë më të ndryshueshme.

Për rrjedhojë, ato kanë përparësi mbi krijesat e tjera. (…) Trupat po ndryshojnë si rezultat i ndërveprimeve të brendshme dhe të jashtme”. Tusi diskuton se si organizmat janë në gjendje t’i përshtaten mjediseve të tyre: ‘Shihni botën e kafshëve dhe shpendëve. Ajo kanë gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen dhe jetesën e përditshme, duke përfshirë pikat e forta, guximin dhe mjetet e duhura (organet). …Disa nga këto organe janë armët e vërteta, (…) Për shembull, brirët-shtizë, dhëmbët dhe kthetrat në formë thike apo gjilpëre, këmbët dhe thundrat-topuz.

Brirët e disa kafshëve janë të ngjashme me shigjetat… Kafshët që nuk kanë mjete të tjera mbrojtjeje (si gazelat dhe dhelprat), e mbrojnë veten e tyre me ndihmën e vrapimit të shpejtë, fluturimit dhe dinakërisë… Për shembull, disa prej tyre si bletët, milingonat dhe disa lloje zogjsh, janë bashkuar në komunitete për të mbrojtur veten dhe për të ndihmuar njëra-tjetrën”.

Tusi njihte tri lloje gjallesash: bimët, kafshët dhe njerëzit. Ai shkruante: “Kafshët kanë një nivel më të lartë zhvillimi se bimët, për shkak se janë në gjendje të lëvizin në mënyrë të ndërgjegjshme, të shkojnë pas ushqimit, të gjejnë dhe hanë gjëra të dobishme. Ekzistojnë shumë dallime midis llojeve të kafshëve dhe bimëve. Para së gjithash, mbretëria e kafshëve është më e komplikuar.
Përveç kësaj, arsyeja është funksioni më i dobishëm i kafshëve. Pikërisht, për shkak të saj, ato mund të mësojnë gjëra të reja, dhe t’u përshtaten aftësive të reja të panatyrshme.

Për shembull, kali i trajnuar apo fajkoi gjuetar, gjenden në pikën më të lartë të zhvillimit në botën e kafshëve. Hapat e parë të përsosjes njerëzore nisin pikërisht nga këtu”. Tusi pastaj shpjegon se si njerëzit evoluuan nga kafshët e avancuara: “Njerëz të tillë (ndoshta majmunët antropoidë) jetojnë në Sudanin Perëndimor dhe cepat e tjerë të largët të botës. Ata janë të ngjashëm me kafshët nga zakonet, veprat dhe sjelljet e tyre.

(…) Njeriu ka karakteristika që e dallojnë atë nga krijesat e tjera, por ai zotëron tipare të tjera që e bashkojnë me botën shtazore, mbretërinë bimore apo edhe me trupat e pajetë. (…) Para (krijimit të njerëzve), të gjitha ndryshimet mes organizmave qenë me origjinë natyrore. Hapi i ardhshëm do të jetë i lidhur me përsosjen shpirtërore, vullnetin, vëzhgimin dhe dijen. (…) Të gjitha këto fakte, provojnë se qenia njerëzore gjendet e vendosur në shkallën e mesme të shkallares së evolucionit. Sipas tiparit të tij natyral, njeriu është i lidhur me qeniet më të ulëta, dhe vetëm me ndihmën e vullnetit të tij, ai mund të arrijë nivelin më të lartë të zhvillimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne