Tepelenë/ Gjendet i vrarë një 43-vjeçar, familjarët panë trupin tek tokat e tyre

Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabie. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij.

43-vjeçari ka pasur plumba në kokë dhe në gjoks, çka bën të mendohet se kemi të bëjmë me një ekzekutim.

Sipas burimeve, policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas sinjalizimit por ka vendosur ta mbajë të fshehtë.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj

Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne