Tërbohen demokratët: Të pezullohet llogaria Twitter e Trumpit

Senatorja demokrate e SHBA e shtetit të Kalifornisë dhe kandidatja e mundshme për president në zgjedhjet e vitit 2020, Kamala Harris, ka kërkuar nga platforma e rrjetit social Twitter të pezullojë llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për CNN mbrëmë vonë, Harris drejtpërdrejtë vuri në dyshim amandmanin e parë të kushtetutës amerikane, sipas së cilës liria e fjalës konsiderohet e shenjtë.

“Unë, sinqerisht, mendoj se bazuar në…. gjithçka që kemi parë duke bërë ai më parë, duke përfshirë sulmet ndaj anëtarëve të Kongresit, ai, sinqerisht, shihet se është… llogaria e tij në twitter… duhet të pezullohet”, tha ajo.

Kërkesa jodemokratike e senatores demokrate erdhi një ditë pasi një tjetër ligjvënës demokratik, kongresmenja Maxine Waters tha se Trump duhet të “burgoset dhe të vendoset në vetmi”.

“Ndërkohë që çdo ditë mësoj gjithnjë e më shumë rreth kësaj çështjeje (hetimet për shkarkim), unë jam duke arritur në rezultatin se ajo që ata po bëjnë nuk është një shkarkim, por është një ‘grusht shteti’. Ky grusht synon të eliminojë fuqinë e popullit, lirinë e tij, të drejtat kushtetuese, fetare, ushtarake, muret në kufi dhe të drejtën e dhënë nga Zoti si qytetar i SHBA-ve”, ka shkruar Trump në Twitter mes ashpërsimit të zërava nga demokratët dhe atë që ai i quan “lajme të rreme” të mediave.

Harris ripostoi shkrimin e Trumpit për ‘grusht shteti’ dhe kërkoi nga themeluesi i Twiterrit Jack Dorsey të merr masa.

“Përshëndetje @jack. Është koha të ndërmarrësh diçka lidhur me këtë”, ka shkruar Harris, duke kërkuar nga ai që të cenzurojë mjetin që përdor presidenti për të komunikuar drejtpërdrejt me 65 milion ndjekësit e tij.

Çfarë po ndodhë?

Dhoma e Përfaqësuesve filloi hetimet lidhur me akuzën e javës së kaluar ndaj Trumpit. Në çështjen e 25 korrikut lidhur me bisedën telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës Trump në mënyrë të vazhdueshme bënte presion ndaj Zelensky-t për të hetuar ish zv/presidentin Joe Biden dhe djalin e tij lidhur me pretendimet për korrupsion.

Trump ka mohuar të ketë bërë diçka të gabuar, duke theksuar se biseda e tij me Zelensky-n ishte “perfekte”.

Përderisa Joe Biden ishte zv/president në kohën e presidencës së ish-presidentit Barack Obama, kishte ushtruar presion ndaj qeverisë ukrainase që të shkarkojnë prokurorin i cili hetonte kompaninë Burisma Group, ndërmarrjen kombëtare ukrainase të gazit, bordi i së cilës pranoi djalin e Joe Biden në vitin 2014 si anëtarë pavarësisht mungesës së përvojës së mëparshme të rëndësishme në këtë fushë.

Ndërsa babai Biden menaxhonte politikën ukrainase të administratës së SHBA-ve, djali i tij përfitoi miliona dollarë në Ukrainë, sipas raporteve të mediave.

Bursima u përshi në akuza për korrupsion, e cila çoi në ngritje të hetimeve ndaj kompanisë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokin.

Biden u kërcënua se do t’i ndërpresë kredinë prej 1 miliard dollarë Ukrainës nëse nuk e shkarkojnë prokurorin, një veprim kundërthënës të cilin republikanët e cilësojnë si abuzim të pushtetit, veçanërisht kur Kongresi i SHBA-ve sjell vendime buxhetore në përputhje me intersat kombëtare amerikane.

Efektet e kërcënimeve të zyrtarit të lartë të SHBA-ve rezultuan me shkarkimin e prokurorit dhe ndërprerje të hetimeve gjashtë muaj më vonë.

Shokin, në një intervistë me gazetarin John Solomon të revistës politike “Hills”, javën e kaluar tha se para shkarkimit të tij zyra e tij kishte nisur hetimet ndaj Bursima dhe planifikonte të kërkonte nga Biden “rreth 3 milion dollarë pagesa të cilat Biden dhe partneri i tyre Archer kishin realizuar nga Bursima përmes kompanisë së tyre amerikane”.

“E vërteta është se unë u detyrova të shkarkohem, sepse drejtoja hetime të gjëra për korrupsion në Bursima Holding, kompaninë e gazit natyrorë, aktive në Ukrainë, kurse djali i Joe Biden, Hunter Biden, ishte anëtarë i Bordit të Drejtorëve”, Shokin dëshmoi në Gjykatën Evropiane në vitin 2016.

Joe Biden foli për orvatjet e tij me zyrtarët ukrainas gjatë një ngjarje të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në janar të vitit 2018, më shumë se një vit para se të njoftonte ofertën e tij për të kandiduar për president.

“Më kujtohet se arrita të bind ekipin tonë dhe të tjerët për t’i bindur se duhet të sigurojmë garanci për hua. Dhe kam shkuar, supozoj 12-13 herë në Kiev, ku duhet t’i njoftoja për një garanci tjetër prej një miliard dollarë. Ndërsa unë kisha kërkuar nga (Petro) Poroshenko (ish-presidenti i Ukrainës) dhe nga (Arsneiy) Yatsenuyuk (ish0kryeministri i Ukrainës) që të ndërmarrin hapa kundër prokurorit të shtetit. Kurse ata nuk bënë asgjë”, ka thënë Biden duke vazhduar më tej:

“Ata thanë se e kanë bërë, ndërkaq po ecnin për të dalur në konferencë për shtyp. Unë i thash, jo, unë do të vijë ose nuk do t’u japim një miliard dollarët. Ata thanë ti nuk ke autoritet, ti nuk je presidenti. Unë thash se presidenti ka thënë, telefonone atë. (Të qeshura). U thash se nuk do të merrni një miliard dollarë. Unë do të largohem nga këtu, mendoj se bëhej fjalë për rreth gjashtë orë. I shikova dhe u thash: Do të nisem për gjashtë orë. Nëse nuk shkarkohet prokurori nuk do të merrni paratë. I biri i b****s u shkarkua dhe ata vendosën në atë pozitë një person të përshtatshëm në atë kohë”, ka theksuar Biden./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne