Tërhiqet Ivanov: Pranon t’i japë Zaevit qeverinë, por me një kusht

Situata në Maqedoni duket se po shkon drejt qetësimit me ndërmjetësimin e zëvendës-ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji.

Në takimin me të Presidenti Ivanov ka kërkuar garanci nga Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet, në mënyrë që t’ia japë mandatin. Ji.

“Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Sipas këtij njoftimi, Ivanov ka kërkuar ndihmë nga “SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t’i jepet mandati”.

“Presedanët me të cilat sillet praktike, ndërkaq jo-legalja bëhet legale i varros parimet themelore demokratike”, ka thënë Ivanov, shkruan “portalb”.

Presidenti Ivanov kërkon nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që ta plotësojnë fjalimin publik se “bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do t’i sigurojnë kufijtë për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jet në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.

“Platforma nga Tirana nuk mund të jetë kusht, ose, bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Qytetarët të qëndrojnë të përmbajtur dhe të jenë të durueshëm, pasi që ekziston zgjidhje të cilat duhet të sillen me logjikë të shëndoshë dhe dialog”./ portalb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne