Tërhiqet Ministria e Arsimit, shtyn zgjedhjet në universitete

Pas presionit të madh nga pedagogët, studentët, media, opozita dhe opinioni publik, Ministria e Arsimit mori vendimin për të shtyrë zgjedhjet në universitete.

Në një urdhër të miratuar nga ministrja Besa Shahini, thuhet se zgjedhjet do të shtyhen deri në një datë të dytë për shkak të pandemisë.

Ky vendim duhej të kishte dalë më herët, por ekziston dyshimi se qeveria kërkonte të vazhdonte me planin e saj për zgjedhjet.

Aktivistët thonë se qëllimi i qeverisë ishte kapja e universiteteve.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne