Tërhiqet Netanjahu, hap dyert e xhamisë Al Aksa

Kryeministri i regjimit sionist pas shumë protestave të brendshme dhe të jashtme, është tërhequr nga qëndrimet e tij dhe ka deklaruar hapjen e dyerve të xhamisë Al Aksa.

Forcat e regjimit sionist ditën e premte me urdhër të kryeministrit Beniamin Netanjahu mbyllën dyert e xhamisë Al Aksa dhe kanë ndaluar futjen e besimtarëve palestinezë në këtë xhami. Ky veprim i kryeministrit sionist ngjalli protesta të gjera në Bejtul Mukades, Ramallah dhe shumë zona të tjera të palestinezë. Mbrëmjen e së shtunës të rinjtë palestinezë pasi thyen rrethimin e forcave ushtarake, u futën në xhaminë Al Aksa, mirëpo forcat e regjimit sionist më pas përdorën forcën ndaj besimtarëve palestinezë. Me mijëra palestinezë gjithashtu mbrëmjen e së shtunës kanë shkuar dhe janë përqendruar në xhaminë Al Aksa për të falur namazin. Mbyllja e dyerve të xhamisë shkaktoi reagimin e shumë autoriteteve të vendeve islamike dhe ndërkombëtare mes tyre të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit. Behram Kasemi dënoi ashpër mbylljen e dyerve të xhamisë Al Aksa për besimtarët dhe tha se ky veprim është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Të tilla veprime të regjimit sionist bëhen në kohën kur UNESCO ka nxjerrë një deklaratë ku theksohet se Bejtul Mukadesi dhe xhamia Al Aksa nuk kanë lidhje me Izraelin dhe është pjesë e trashëgimisë historike, fetare dhe kulturore e myslimanëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne