Tërmet 6,6 ballë në Filipine

Një tërmet me madhësi 6,6 ballë ka ndodhur në jug të Filipineve.

Sipas deklaratës së bërë nga Instituti i Vullkaneve dhe Tërmeteve të Filipineve, qyteti Davao që ndodhet në Ishullin Mindanao në jug të vendit u trondit në mëngjes në orën 09.04 nga një tërmet me madhësi 6,6 ballë.

Bëhet e ditur se pas tërmetit që tronditi shumë ndërtesa të qytetit populli doli në rrugë për të qenë më të sigurt.

Bëhet se tërmeti që ndodhi 50 kilometra në thellësi të tokës, kishte epiqendër rajonin Kisante, që ndodhet 100 kilometra larg Davao-s.

Pas tërmetit që nuk pati humbje jetësh nuk u bë paralajmërim për cunami.

Në qytetin Davao që tronditet shpesh nga tërmetet edhe para dy javësh ra një tërmet me madhësi 6,4 ballë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne