Tërmet me fuqi prej 7,1 ballëve ka goditur pjesën qendrore të Kilit

Apr 25, 2017

Një tërmet me fuqi prej 7,1 ballësh, sipas Shkallës së Rihterit, sot e ka goditur Kilin, në afërsi të kryeqytetit Santiago, kumtoi instituti gjeofizik amerikan.

Epiqendra e tërmetit, që është ndjerë në ndërtesat në Santiago, ishte në 35 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar Valparasio në 10 kilometra nën fundin e detit.

Autoritetet në Kili dhanë urdhër për evakuim parandalues në rajonin bregdetar deri në Valparasio, por së shpejti e anuluan sepse Qendra e Oqeanit Paqësor për parandalim për cunami bëri të ditur se nuk pritet cunami si pasojë e tërmetit.

Sipas informacioneve të para nuk ka viktima, as dëme materiale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne