Tërmetet e fuqishme/ Ministrja Shahini jep lajmin: Nesër nxënësit në Tiranë, Durrës, Elbasan do jenë pushim

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit të marrë masa për nxënësit.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se nesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të bëjnë pushim.

Pushimi nesër të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.

Fjala e ministres Besa Shahini para mediave:

Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar. Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim./balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne