Shqiperia

Tërmetet/ Nëntë lëkundje gjatë natës. IGJEUM nxjerr të dhënat, si ka lëvizur magnituda

Pasgoditjet e tërmetit tragjik që la 51 viktima dhe qindra të lënduar në vend, kanë vijuar edhe gjatë natës që sapo kaloi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar nëntë lëkundje tërmeti, për fat me magnitudë që ka ardhur në ulje.

Sipas IGJEUM, lëkundja me e fundit e regjistruar është ajo e orës 02:55 me epiqendër në Damaj të Durrësit, në thellësi 21 kilometra dhe me magnitudë 1.8.

Shihni më poshtë tabelën për të dhënat e lëkundjeve që janë regjistruar gjatë natës./Tpz

OPINIONE