Tërmeti 5.8 ballë shkakton tronditje, 25 të vrarë në Pakistan

Të paktën 25 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur kur një tërmet me madhësi 5.8 ballë Righter goditi Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe zonat në provincën Punjab.

Tërmeti i së martës goditi 22 km (14 milje) në veri të qytetit Jhelum përgjatë kufirit që ndan pjesën bujqësore të provincës Punjab dhe Kashmirit të administruar nga Pakistani, tha agjensia gjeologjike e SHBA, USGS.

Ka të ngjarë që numri i viktimave të rritet, për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shumë banorë të Pakistanit kanë qëndruar jashtë, nga frika e tërmetit. Shefi i policisë së Mirpur, Gul Faraz i tha Al Jazeera se dëmi ishte i kufizuar kryesisht në zonën përreth Mirpur, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, i vendosur rreth 85 km (53 milje) në juglindje të kryeqytetit pakistanez Islamabad.

Një zyrtar ka thënë se ka rrugë që jaën çarë më dysh. Tahir Mahmood, një zyrtar i lartë i policisë në Rawalakot, rreth 80 km (50 milje) nga Mirpur, tha se “ka shumë dëme në infrastrukturë [në Mirpur]”. Furnizimi me energji elektrike në rrethet Mirpur dhe Kotli u ndërpre, tha në një deklaratë Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne