Tërmeti/ Baba Mondi takohet me Kryerabinin e Shqipërisë dhe me një grup ushtarakësh izraelitë

Pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë, sot në Tiranë ishte Kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan dhe një grup ushtarakësh izraelitë, të cilët kanë inspetuar Kryegjyshatën.

Kryegjyshatën e ka inspektuar ushtria izraelite e cila në Palestinë shquhet për bombardimin dhe shkatërrimin e xhamive dhe kjo përpjekje është pjesë e PR-it izraelit për t’i treguar arabëve që ata e duan Islamin.

Baba Mondi ka qenë ai që i ka pritur në Teqenë e Kryegjyshatës dhe i ka falënderuar për ndihmën e tyre.

Nga ana tjetër, ekspertët izraelitë thanë se populli shqiptar ka ndihmuar popullin hebre në momente të vështira dhe ndaj e kanë detyrë ndihmesën. Baba Mondi nuk ka permendur asgje ne kete takim per vuajtjen e muslimaneve ne Palestine apo bombardimet qe ushtria izraelite i ben bektashi – alevive te Sirise. Dritare / Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne