Tërmeti/ “Dy shkolla nuk do të hapen” Shahini: Nesër të gjithë në mësim

Përmes një postimi në facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se nxënësit nesër do i kthehen mësimit në shkolla.

Shahini shkruan se dy shkolla nuk do të hapen ditën e nesërme kjo për shkak të dëmtimeve të pësuara nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa siguron se nxënësit e këtyre dy shkollave do të transportohen në shkollë tjetër.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë.

Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim” – shkruan Shahini në një postim në facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne