Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje 2.6 ballë në Shkodër

Një tërmet me magnitudë 2.6 ballë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedaj në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.

Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale. Dy ditët e fundit janë regjistruar edhe dy tërmete të tjerë me intensitet të ulët në veri të vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne