“Tërmeti na ka vrarë të gjithëve”, Kryemadhi për tragjedinë: Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thekson se tërmeti i fuqishëm ka vrarë të gjithë shoqërinë tonë. Me një postim në “Facebook”, e para e LSI-së i drejtohet edhe qeverisë, ku kërkon prej saj të përqendrohet në shërbimin ndaj njerëzve duke lënë fjalimet dhe shfaqjet mediatike. Më tej, Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga Mesha e Lutjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Postimi i Kryemadhit:

Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar. I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe.Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë! Lus Zotin ti japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike. Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne