Tërmeti në Iran merr jetët e 8 personave në rrethin Van të Turqisë

Shtatë persona kanë humbur jetën në rrethin Baskale të Vanit, i cili u prek nga tërmeti me madhësi 5.9 ballë që ra në rrethin Khoy të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu gjatë një konference për shtyp tha se pas tërmetit në Iran që ra këtë mëngjes, 7 qytetarë turq kanë humbur jetën në Van, në mesin e të cilëve 3 ishin fëmijë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu në prononcimin e bërë për një kanal televiziv privat tha se pas tërmetit në Iran që ra këtë mëngjes, 8 qytetarë turq kanë humbur jetën në Van, në mesin e të cilëve 3 ishin fëmijë.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se nga tërmeti janë lënduar 21 persona, ku 8 janë në gjendje kritike.

Ndërkaq prefekti i Vanit, Mehmet Emin Bilmez njoftoi se nën rrënoja nuk ka mbetur askush.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nëpërmjet një telefonate u informua nga ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në lidhje me tërmetin që ra në Iran e që u ndje edhe në Van.

Zëdhënësi i Agjencisë së Emergjencave të Iranit, Muxhteba Halidi tha në një prononcim për mediat shtetërore se nga tërmeti u plagosën 25 persona.

Prefekti i Azerbajxhanit Perëndimor Muhamed Mehdi Shahriyari gjithashtu bëri të ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u transferuan në zonën e goditur nga tërmeti.

Sipas mediave shtetërore iraniane, nga tërmeti që tronditi rrethin Khoy u dëmtuan shtëpitë në 43 fshatra.

Sipas deklaratës së bërë nga Qendra e Sizmologjisë e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit është rrethi Khoy, është regjistruar në 09.22 me kohën lokale.

Tërmeti që ndodhi në një thellësi prej 6 kilometrash u ndje edhe në Van të Turqisë dhe provincat përreth.

Në rrethin Baskale të Vanit, i cili u prek nga tërmeti, u shkatërruan disa godina të ndërtuara me qerpiç./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne