Tërmeti në Korçë, banorët në panik dalin jashtë banesave

Qyteti i Korçës është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Në orët e para të pasdites së sotme janë ndjerë disa lëkundje sizmike në qytetin juglindor dhe në zonat përreth. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitutë rreth 4.5 ballë, me thellësi 2 km, 10 km nga Bilishti.

Nga burimet bëhet me dije se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Pak minuta pas tërmetit 4.5 ballë, rrethinat e Korçës janë goditur nga një tjetër valë sizmike, por këtë herë me magnitudë më të dobët prej 3.4 ballë i shkallës rihter.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale, megjithatë banorët e frikësuar dhe në panik kanë dalë menjëherë nga banesat./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne