Tërmeti në Turqi e ishujt grek, Ambasada shqiptare: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Ambasada shqiptare në Athinë reagoi për tërmetin në Ishullin Kos. Sipas ambasadës dy shtetas kanë humbur jetën, një turk dhe tjetri suedez, ndërsa nuk ka shqiptarë të lënduar.

Njoftim lidhur me tërmetin në ishullin Kos të Greqisë

Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne