Tërmeti/ Nuk mbarojnë pasgoditjet, toka dridhet sërish

Nuk kanë të mbaruar pasgoditjet e tërmetit. Të tjera lëkundje janë regjistruar pak çaste më parë, me intensitet më të vogël, e që zgjatën vetëm pak sekonda.

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për shtatë jetë të humbura.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne