Tërmeti, Shahini: Kemi identifikuar shkollat e dëmtuara. Ende herët që mësimi të nisë të hënën në Tiranë, Durrës e Lezhë

Mes shumë ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i së martës, me një magnitudë 6.3 të shkallës rihter, ishin edhe disa shkolla. E duke marrë shkas nga situata që po kalon vendi ynë, mësimi deri më tani në vendin tonë është pezulluar, si në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Ministrja e Arsimit Besa Shahni gjatë fjalës së saj në mbledhjen e qeverisë tha se janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pësuar dëmtime në qarkun Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe jo vetëm. Po ashtu ajo tha se ministria ka dy opsione për kohën se kur do të nisë procesi mësimor.

“Ka nevoje per pak kohe per riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, Në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në Durrës se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione për nisjen e procesit të shkollës”, tha Shahini./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne