Tërmeti shemb banesat në Mirditë, ngrihet grup verifikimi

Pas tërmetit me magnitudë 5.2 ballësh që tronditi këtë pasdite disa qytete të Shqipërisë, një grup verifikimi ngrihet në Perlat të Mirditës,pasi raportohet për dëme në disa banesa.

Grupi i punës do të verifikojë dëmet në banesa, në mënyrë që më pas të dëmshpërblehen banorët.

Ditën e sotme sot rreth orës 15:53 minuta në disa qytete të Shqipërisë  janë shënuar lëkundje sizmike. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.2 ballësh.

Lëkundjet janë ndier në Tiranë, Bulqizë, Mat, Lezhë, Krujë, Laç, Shkodër, Pukë dhe Elbasan. Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë rreth 2 km nga veri-perëndimi i Kurbneshit në Mirditë, si dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km.Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne