Tërnava: Lidhja e Prizrenit u organizua nga krerët islamë dhe u mbajt në xhami

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit u organizua nga krerët islam dhe u mbajt në Xhaminë “Bajrakli”.

Myftiu Tërnava, duke sqaruar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u mbajt brenda në Xhaminë “Bajrakli”, dhe se e udhëhoqën krerët islamë, thotë se “kjo diçka flet dhe se ne do të jemi ata që do t’i qëndrojmë besnik asaj”.

“Ne kemi dhënë, japim një kontribut. Kushdo qoftë, qoftë kryeministri, apo kushdo qoftë në dynja nuk mundet neve me na tregu se qysh jetojmë ne. Çdo kush mund të jetojë vet si individ qysh don, nuk ka dhunë në fe. Veten qysh te nin le të jeton ai ashtu, ama ne nuk jetojmë si krishterë”, tha Tërnava në një intervistë për “arbresh.info”.

“Jetojnë si krishterë ata që janë të krishterë. Jetojnë si ortodoks ata që janë ortodoks. Jetojnë si myslimanë ata që janë myslimanë. Këto lloj divergjencash vetëm na shtyjnë neve më shumë që të bashkohemi dhe të jemi më të fortë, se neve nuk na pengon. Ne jemi vëllezër me gjak edhe me krishterët shqiptarë edhe me ortodoksët shqiptarë, që janë në Shqipëri”, ka thënë ai

Tërnava tha se edhe kryeministri edhe presidenti i vendit duhet të kenë kujdes që ta ruajnë këtë harmoni fetare. Ai ka folur për rolin e Bashkësisë Islame edhe në vitet 90-ta dhe në periudhën e luftës së fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne