Territoret tona janë në rrezik në një luftë të mundshme

Ish ministri i luftës i regjimit sionist, Omar Pierrez tha se në një luftë të mundshme, pjesa veriore e territoreve të pushtuara do të jetë në rrezik.

Sipas gazetës sioniste Jerusalem Post, ish ministri i luftës i regjimit sionist dhe anëtari i Knesset, Pierrez, në deklaratën e bërë për Radion Izraelite, deklaroi se Izraeli nuk është i përgatitur për të mbrojtur pjesën veriore dhe se madje për të pajisur këto rajone nevojiten 557 milionë dollarë.

Edhe ministri izraelit i luftës, Avigdor Liberman, në deklaratën e bërë në muajin mars, tha se për të pajisur territoret e pushtuara nevojiten miliarda sikla.

Veriu i territoreve të pushtuar kufizohet me Libanin dhe Sirinë.

Edhe ish kryeministri i regjimit sionist, Ehud Barak pati pranuar se Izraeli nuk është i gatshtëm për të hyrë në një luftë të përgjithshme.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne