Shqiperia

“Terror shtetëror me narkopolicë në Lazarat”

Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon faktin se fshati Lazarat prej 4 ditësh vuan mungesën e dritave.

Berisha thekson se në Lazarat po bëhet terror shtetëror. Denoncuesi i shkruan Berishës se çdo ditë i vijnë policë në shtëpi dhe i bëjnë terror për lekët e dritave, ndërkohë që ai pretendon se është pagues i rregullt i dritave.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:
Terror shteteror me narkopolice, terr dhe erresire ndaj Lazaratit.
Kohe e maskarenjve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“pershendetje zoti Doktor.. jam. nje banor i fshatit ..Lazarat po bhen 4 dit pa drita !
dhe cdo dit po na vijn ne shpi me polici dhe na bejnn teror per lekt te dritave … qe jemi te regullt me pages ne te gjith qarkun vetem Lazarati pa drita✌️gjith te mirat”

OPINIONE