Terroristët armenë kanë vrarë dhjetëra diplomatë turq

Organizatat terroriste armene që nga vitet e ’70-ta kanë martirizuar 31 diplomatë turq dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Anadolu Agency (AA), gjithsej 77 persona, 58 e të cilëve shtetas turq përfshirë 31 diplomatë dhe anëtarë të familjeve të tyre, humbën jetën në sulmet e kryera nga organizatat terroriste armene.

Pjesa më e madhe e sulmeve u krye nga Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA) dhe Komandat e Drejtësisë së Gjenocidit Armen (JCAG).

E themeluar në vitin 1975, ASALA ishte organizata e parë armene terroriste që filloi luftë kundër Turqisë. Ajo jo vetëm Turqinë, por shënjestroi edhe vende të tjera dhe në vitin 1975 u bë famëkeq për një sulm me bombë në zyrën e Këshillit Botëror të Kishave në Bejrut.

Ndërsa JCAG u themelua në vitin 1975 në Bejrut, megjithatë ajo është organizatë nacionaliste dhe jo marksist-leniniste si ASALA.

Duke pretenduar se mori vetëm mbështetje nga diaspora armene dhe jo nga partnerët e huaj, JCAG shënjestroi vetëm Turqinë sepse besonte që sulmi ndaj vendeve të tjera do të dëmtonte të ashtuquajturën “betejë armene”.

Fillimisht fitoi famë duke kërkuar përgjegjësi nga ASALA për sulmin e 22 tetorit të vitit 1975 ndaj ambasadorit turk në Vjenë, Danis Tunaligil.

Gjurmët e vdekjeve

Që nga vitet e 70-ta, në sulmet e grupeve terroriste armene 77 persona humbën jetën, përfshirë 58 qytetarë turq, si dhe shumë të tjerë u plagosën.

Vrasja e parë e një diplomati dhe zëvendësit të tij ndodhi më 27 janar të vitit 1973, kur armeni Gürgen Yanıkyan vrau konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Los Angeles, Mehmet Baydar dhe ndihmësin e tij, Bahadır Demir.

Sulmi i ndërmarrë nga Yanıkyan filloi një zinxhir atentatesh kundër diplomatëve turq dhe shkaktoi terrorizëm të organizuar armen.

Në mesin e të martirizuarve në sulme nga këto organizata terroriste ishin në vitin 1975 ambasadori turk në Paris, İsmail Erez, në vitin 1977 ambasadori në Vatikan, Taha Carım, në vitin 1980 konsulli i përgjithshëm në Sydney, Sarik Aynak, në vitin1982 konsulli i përgjithshëm në Los Angeles, Kemal Arıkan dhe konsulli i përgjithshëm i nderit në Boston, Orhan Gündüz, si dhe në vitin 1983 ambasadori turk në Beograd, Galip Balkar.

Numri i sulmeve ndaj diplomatëve turq u ul pas vitit 1985, por nuk ndaluan.

Atasheu i shtypit turk, Çetin Görgü dhe këshilltari në ambasadën turke në Athinë, Ömer Haluk Sipahioğlu, u vranë në vitin 1991 dhe 1994.

Ndër të tjerë të martirizuar është edhe rasti i vitit 1993 i atasheut administrativ në ambasadën turke në Bagdad, Çağlar Yücel, në vitin 2004 atashetë e sigurisë në Mosul, Nihat Akbaş, Bilal Ürgen, Adem Çiçek, Bülent Kıranşal dhe Süleyman Karahasanoğlu, si dhe në vitin 2013 oficeri i policisë në ambasadën turke në Mogadishu, Sinan Yılmaz dhe oficeri në konsullatën e përgjithshme në Erbil Osman Köse.

Familjet e diplomatëve dhe shoferët po ashtu ishin në shënjestër

Gruaja e Zeki Kuneralp, ambasadorit turk në Madrid, Necla Kuneralp dhe ambasadori i pensionuar Beşir Balcıoğlu në vitin 1978 u vranë në një sulm të armatosur në automjetin e tyre të ambasadës.

Nadide Akbay, gruaja e atasheut administrativ të Lisbonës, Erkut Akbay, u vra në makinën e saj me armë zjarri. Nënsekretari në ambasadën turke në Lisbonë, Yurtsev Mıhcıoğlu dhe gruaja e tij Cahide u vranë po ashtu në një sulm ndaj ambasadës.

Shumica e sulmeve ndaj diplomatëve turq u organizuan nga ASALA dhe JCAG.

Në vitin 1983, ASALA shpërtheu një bombë në zyrën e Turkish Airlines në Aeroportin Paris Orly. Dy nga të vdekurit ishin turq, katër ishin francezë, një ishte greko-amerikan dhe një suedez, ndërsa 55 persona të tjerë u plagosën.

Sulmet terroriste u ulën pas reagimeve të forta nga vendet perëndimore pas sulmit në aeroport. Po ashtu ato vende që kanë toleruar apo fshehur terrorizmin armen i kuptuan rreziqet e situatës kur sulmet filluan të dëmtojnë qytetarët e tyre. Ata po ashtu ndienin domosdoshmërinë e përfundimit të sulmeve terroriste.

Të martirizuarit turq, të vrarë nga sulmet terroriste, përkujtohen çdo vit më 18 mars, në Ditën e Dëshmorëve, me ceremoni në Misionet e huaja të Ankarasë dhe Turqisë.

Ceremonia e përkujtimit të tyre mbahet edhe në vendet ku ata po punonin në datat e martirizimit të tyre.

Beteja ligjore e Turqisë kundër sulmuesve që vranë qytetarët turq ende vazhdon dhe ende nuk janë kapur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne