Omer Abdulkafi
Shumë prej nesh nuk e di se kush eshte Burma dhe cilat jane problemet qe përjetojne banoret myslimanë në te.
Këtu është historia e tyre me pak fjalë te cilen na e pershkruan doktor Omer Abdulkafi.
Arakani ishte një shtet i pavarur i banuar prej tre milionë myslimanëve, prej tij u perhap Islami në shtetin fqinj të quajtur “Burma” e cila ka shumicën e popullsisë budiste.
Në 1784, para dyqind e tridhjetë vjetëve, budistët e Burmes sulmuan Arakanin, vrane shume prej banoreve te saj, e pushtuan ate duke e konsideruar pjese te shtetit te tyre, si dhe i ndryshuan edhe emrin nga Arakan ne Mianmar. Banoret muslimane u konsideruan minoritet ku numri i tyre nuk i kalon tre ose katër milionë, ndërsa shumica budiste pesëdhjetë milionë.
Në kohën që muslimanët jetonin në fshatra të veçanta duke u angazhuar me tregeti terroristet budiste planifikuan sulmin dhe grabitjen e pronave te tyre duke i nxjerre ata edhe nga shtëpitë e tyre.
Jo shumë kohë më parë ndodhi një masakër e tmerrshme, ku një grup prej budistëve ndaluan autobusin që transportonte dhjetë hoxhallare te tyre të cilët vizitonin fshatrat muslimane duke i mesuar Kuranin dhe ritet e tyre fetare. Pasi i rrahen keq i masakruan trupat e tyre me thika.
Pas përhapjes së lajmit, muslimanët u rebeluan në mbrojtje të predikuesve dhe imameve te xhamive. Këtu shfrytëzuan rastin terroristet budiste duke u kthyer mbi ta, duke i vrare e djegur fshatrat e muslimanëve.
Numri i shtëpive të djegura arriti në më shumë se 2,600 shtepi, shume vete vdiqen, nje pjese u arratisen neper rruge tokesore dhe detare dhe ata qe mbeten vazhdojne te luftohen prej budisteve vazhdimisht duke u torturuar, djegur e vrare, pa kursyer edhe grate dhe femijet.
Njerzit e pafajshem vriten e torturohen aty cdo dite ne menyre cnjerezore prej terroristeve budiste dhe bota hesht, organizatat e te drejtave te njeriut heshtin, Shtetet e Bashkuara te Amerikes heshtin, mediat heshtin.
Valle a nuk jane edhe ata qenie njerezore te cilat kane te drejte te jetojne e te kene te drejta dhe liri fetare ?!/ Mamlakapress