Terroristët e DEASH-it vrasin 10 luftëtarë të grupit shiit irakian Hashd al-Shaabi

Të paktën dhjetë pjestarë të grupit shiit të Irakut, Hashd al-Shaabi, u vranë në një sulm të organizatës terroriste DEASH mbrëmë vonë në provincën Salahuddin.

Grupi tha në një deklaratë se sulmi ka ndodhur në zonat Mikeishif dhe Baled, kurse dhjetëra të plagosur janë shtruar në spitale.

Iraku për dekada është vatër e një krize të thellë politike dhe të sigurisë. Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi qytetin e Mosulit dhe disa rajone fqinje, kurse pas operacionit të forcave të përbashkëta irakiane, rajoni u çlirua pas më pak se katër vitesh. Kërcënim të vazhdueshëm në Irak vazhdojnë të paraqesin të ashtuquajturat celula të heshtura të DEASH-it.

Grupi militant shiit Hashd al-Shaabi u formua në vitin 2014 dhe luftoi kundër DEASH-it, kurse në vitin 2017 ky grup edhe zyrtarisht u përfshi në forcmacionin e forcave irakiane të sigurisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne