Bota

Terroristët e ISIS-it përdorin drogën “Captagon”

Sipas raporteve të mediave, terroristët e ISIS përdorin drogën e quajtur “Captagon” e njohur ndryshe edhe si “guximi kimik”, për t’u angazhuar në luftë.

Ky lloj droge është një stimulues psikoaktiv që përbëhet nga një kombinim i amfetaminës dhe teofilinës, njofton revista San, kjo substancë është një nëngrup i grupit opiates që quhet edhe si fentinile. Ky lloj i drogës u zbulua në vitin 1961 dhe përdoret për një periudhë prej 25 vitesh si alternativë më e butë ndaj amfetaminëve. Kjo substancë përdoret për kurimin e fëmijëve e diagnostikuar me sëmundjen ADHA dhe narcolepsy. Ndryshe nga amfetamina, Captagon nuk rrit presionin e gjakut të pacientit dhe mund të përdoret gjithashtu për pacientët me sëmundje kardiovaskulare. Por kjo substancë u ndalua në vitin 1986 në shumicën e vendeve për shkak të varësisë së saj të lartë. Ajo tani është bërë një drogë popullore rekreative në Lindjen e Mesme dhe shitet me çmime të lira në vende të tilla si Jordania, Libani, Turqia dhe Siria./ PT

OPINIONE

INTERVISTA