Terroristët e PKK-së të gatshëm të arratisen nga radhët e organizatës

Administrata rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) bëri të ditur se pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK janë të gatshëm të arratisen nga organizata madje edhe me kusht për jetë.

Ministria e Punëve të Brendshme e KRG-së bëri një deklaratë në lidhje me pretendimet se KRG-ja luajti rol në dorëzimin e Dalya Mahmut Muslum, nipit të Salih Muslumqë është njëri prej liderëve të PYD/PKK-së, pranë Drejtorisë së Policisë në Mersin të Turqisë.

Në deklaratë, ku thuhet se Dalya Mahmut Muslum u dorëzua pranë forcave turke të sigurisë në Mersin me mundësitë e veta më 14 korrik pasi hyri në mënyrë ilegale në Turqi, bëhet e ditur se KRG-ja nuk ka asnjë lidhje me këtë proces.

Në mes tjerash në deklaratë në të cilën akuzat e organizatës terroriste të PKK kundër KRG-së u kritikuan ashpër, thuhet: “Ajo që duhet ta pyes veten PKK-ja në vend se të bëjë shpifje është kjo: Pse njerëzit largohen nga radhët e saj dhe pse janë të gatshëm të arratisen edhe me kushte të jetës?”.

Si rezultat i punimeve të bindjes të kryera nga Drejtoria e Policisë në Mersin, Dalya Mahmut Muslum u dorëzua pranë forcave turke të sigurisë më 15 korrik./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne