Bota

Terroristët e Sirisë planifikojnë “sulm provokues” kimik

Të enjten, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska ka informacion se terroristët po planifikojnë të bëjnë një sulm kimik në Siri, në mënyrë që të justifikojnë sulmet ajrore të SHBA-së kundër forcave qeveritare.

“Sipas informacioneve në dispozicion, grupet terroriste siriane po planifikojnë të ndërmarrin veprime provokative me përdorimin e gazrave helmuesë kimikë për të justifikuar sulmet amerikane kundër pozicioneve të forcave qeveritare siriane,” tha Zakharova.

Daesh po transferon pajisjet e përdorura për prodhimin e municioneve, duke përfshirë ato të pajisura me agjentë kimikë nga Raka në zonat nën kontrollin e tij në Provincën Dayr al-Zawr, shtoi ajo.

Zyrtarja rus gjithashtu theksoi se vendi i saj do të kërkojë një “hetim të paanshëm” mbi sulmin e dyshuar të gazit në qytetin e Kan Shejkunit më 4 prill dhe mbi “provokime të tjera të vazhdueshme kimike kundër qeverisë legjitime siriane”.

Tre ditë pas sulmit të supozuar kimik, anijet luftarake të SHBA-së në Mesdheun lindor nisën një breshëri prej 59 raketash Tomahaëk kundër Provincës Homs të Sirisë. Uashingtoni pohoi se baza ajrore e synuar në sulmin e raketave ishte origjina e incidentit të Kan Shejkunit që vrau 80 vetë. / © Gazeta Impakt

OPINIONE