Terroristët e YPG/PKK-së hapin zjarr provokues ndaj njësive të ushtrisë turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se terroristët e YPG/PKK-së hapën zjarr ngacmues ndaj njësive të Forcave të Armatosura Turke, që kryenin detyrën e zbulim-kërkimit dhe pastrimit të eksplozivit në rajonin “Burimi i Paqes”, pas kësaj u dha kundërpërgjigjja e nevojshme në kuadër të vetëmbrojtjes.

Në deklaratën e bërë nga Ministria bëhet e ditur se ndaj njësive të ushtrisë turke, që ndërmerrnin detyrën e zbulim-kërkimit dhe pastrimit të eksplozivit në rajonin “Burimi i Paqes”, u hap zjarr provokues nga ana e terroristëve të YPG/PKK-së.

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke, në kuadër të vetëmbrojtjes dhe sigurisë së njësive ushtarake turke u kundërpërgjigjën duke marrë në shënjestër vetëm terroristët e YPG/PKK-së./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne