Terroristët e YPG/PKK-së zhvatin para nga banorët në Siri

Grupi terrorist YPG/PKK po merr para me dhunë nga banorët në veri të Sirisë, thanë burimet lokale.

Një grup prej 2-3 terroristëve shkojnë derë më derë dhe u kërkojnë njerëzve para duke pretenduar se janë duke grumbulluar fitrat që paguhen gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, që në Siri ka vlerën prej 1.000 paundëve sirianë, apo rreth 2 dollarë amerikanë.

Banorët lokal janë shumë të frikësuar për të ngritur zërin kundër terroristëve, ndërsa terroristët gjithashtu shënojnë emrat e atyre që refuzojnë të dhurojnë para.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar katër operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë kthimin paqësor të vendasve: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018), “Burimi i Paqes” (2019) dhe “Mburoja e Pranverës” (2020).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne