Terroristët kurdë kanë djegur dhe kanë dëmtuar rreth 100 xhami

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se organizata separatiste terroriste PKK, në Shërnak (Şırnak) ka djegur 27 xhami dhe ka dëmtuar 70 të tjera.

Kryeministri Jëlldërëm, pas vizitës në Prefekturën e Shërnakut, mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë Geylani, që u dogj vitin e kaluar nga ana e terroristëve të PKK-së.

Ai theksoi se populli i zonës zë vend pranë shtetit në luftën kundër terrorit.

“Terroristët, të poshtrit, i mposhtët, i shkatërruar. Ju thatë që jemi një popull dhe në këtë vend do të jemi një të vetëm. Thatë që do të jemi bashkë, do të jemi vëllezër dhe do të jemi në unitet si Turqi” u shpreh kreu i qeverisë turke.

Ai tha se terroristët që kanë bërë të pabanueshme 14 mijë banesa i kanë errur aq shumë sytë saqë venë në shënjestër edhe xhamitë.

“Këta nuk kanë fe. Këta të poshtër jo vetëm djegin xhami por vrasin pa iu dridhur qerpiku edhe njerëzit e pafajshëm, ushtarët, policët, mbrojtësit e fshatit, vrasin çfarë tu dalë përpara”.

“Terroristët bëjnë çfarë tu urdhërojnë pronarët” tha Jëlldërëm dhe shtoi: “Tani ka marrë fund. Të jeni të bindur që këta nuk do të dëmtojnë më. Mjafton që ne ti dalim për zot vendit tonë dhe do të kemi përpara ditë shumë të bukura” tha Jëlldërëm.

Kryeministri turk bëri të ditur se pavarësisht të gjitha pengesave të organizatës separatiste terroriste, vazhdohet me punimet e infrastrukturës.

Duke i vënë theksin unitetit në vend, Jëlldërëm tha: “Le të jemi arab, le të jemi kurdë, të jemi ç’të jemi. Neve na lidh islami. Për këtë arsye nuk jemi të ndarë. Çfarëdolloj grupi etnik ti përkisni jeni mëse të mirëpritur. Nuk do të ketë diferencim. Ne të gjithë jemi nënshtetas krenarë të Republikës së Turqisë”.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne