Terroristët në Afrin sulmojnë kampin e refugjatëve në Idlib

Si pasojë e sulmit të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG me mortajë nga rajoni i Afrinit ndaj një kampi refugjatësh në veri të Idlibit, 1 civil u vra ndërsa 7 të tjerë u plagosën.

Organizata terroriste nga pozicionet e armatosura në qytezën Cinderes të rajonit Afrin, që mban të pashtruar në Siri, sulmoi me mortajë kampin e refugjatëve, Atme.

Sipas përcaktimeve të para një grua mbeti e vrarë ndërsa 7 të tjerë, ndër to edhe gra e fëmijë, mbetën të plagosur.

Të plagosurit u dërguan në spitalet përreth për tu marrë nën kurim.

Pas sulmit, civilët në kampin Atme, që përbëhet nga bashkimit i disa kampeve, përjetuan panik dhe një frikë të madhe.

Personat e ndikuar nga lufta civile, që ka filluar në vitin 2011, detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në kampet civile.

Qindra mijëra civilë që janë larguar nga Humusi, Halepi, Damasku, Idlibi, Deyrizori dhe Haseke, jetojnë në kampet e refugjatëve në Idlib.

PKK/KCK/PYD-YPG herë pas here sulmon kampin e refugjatëve dhe rrethinat e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne