Terroristët në Siri ia shohin hajrin “Bitcoin-it”

Një grua e Nju Jorkut është akuzuar për përpjekjen për të përdorur Bitcoin dhe Kriptocurina të tjera për të dërguar dhjetëra mijëra dollarë në grupin terrorist ISIS tanimë i mposhtur në Siri.

Prokurorët federalë të SHBA paditën Zoobiah Shahnaz për tre akuza të pastrimit të parave, një nga komplotet për të pastruar paratë dhe një nga mashtrimet bankare midis majit dhe gushtit të këtij viti, thuhet në një deklarate të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Dokumentet e gjykatës pohuan se 27-vjeçarja kishte marrë me mashtrim më shumë se 85,000 dollarë nëpërmjet një kredie bankare dhe karta krediti për të blerë Bitcoin dhe valuta të ngjashme online për të financuar ISIS-in. “Siç pohohet, e pandehura Zoobia Shahnaz e angazhuar në një skemë mashtrimi bankar, bleu Bitcoin dhe Kriptocurina të tjera, duke synuar për të vënë mijëra dollarë në arkën e terroristëve”, tha Bridget M. Rohde, avokati i SHBA-së në detyrë për pjesën lindore të Nju Jorkut.

“Ajo dyshohet se u përpoq të pastronte monedhën virtuale për të rritur mbështetjen financiare të terroristëve. Task Force e Përbashkët e Terrorizmit e FBI e parandaloi këtë grua nga qëllimi i saj i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës”, shtoi Rohde. Mbështetësja e ISIS e lindur në Pakistan e la punën si teknike në një spital në Manhatan në qershor dhe nuk kishte histori të njohur kriminale, sipas prokurorëve. Ajo “kërkoi përfundimisht të bashkohej” me terroristët në Siri, tregojnë dokumentet e gjykatës. Shahnaz u arrestua në aeroportin John F. Kennedy ndërsa mbante 9,500 dollarë para të gatshme derisa u përpoq të hipte në një aeroplan për në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Kërkimet e pajisjeve elektronike të saj treguan kërkime të shumta në internet për materialet dhe tabelat e lidhura me ISIS të administruara nga grupi terrorist, sipas prokurorëve federalë të SHBA. Duke kundërshtuar akuzat për financimin e terroristëve në Siri, Steve Zissou, avokati i të pandehurës, pohoi se Shahnazi po dërgonte para jashtë shtetit dhe duke përdorur Bitcoin ajo do të ndihmonte refugjatët sirianë. Shahnazi momentalisht po mbahet në paraburgim dhe do të përballet me 90 vjet burg, nëse dënohet.

Krijuar në vitin 2009, Bitcoin përdor enkriptimin dhe një bazë të dhënash me bllokada që mundëson transferimin e shpejtë dhe anonim të fondeve jashtë një sistemi tradicional të pagesave të centralizuara. Grupet terroriste kanë treguar një interesim në rritje për potencialet e Bitcoin dhe enkriptave tjera, të cilat ekzistojnë jashtë strukturave bankare formale dhe mund të ndihmojnë përdoruesit të bëjnë transaksione me më shumë anonimitet. ISIS thuhet se ka postuar adresën e tij të Bitcoin në internet në vitin 2015, kështu që mbështetësit e tij mund t’a financojnë atë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne