Terroristët sulmojnë objektet e naftës dhe gazit në Siri

Ministria e Naftës së Sirisë ka njoftuar për sulmin e terroristëve ndaj rafinerisë Hams, fabrikës së gazit në jug të rajonit qendror dhe qendrës transportuese të gazit “Al-Rojan” në këtë vend.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Naftës së Sirisë ditën e shtunë deklaroi se këto sulme terroriste kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa qendra prodhuese dhe grupet e zjarrfikësve kanë marrë masa të shpejta për shuarjen e zjarrit.

Sipas këtij burimi, këto sulme janë kryer kundër objekteve naftore të Sirisë në kohën kur Amerika në bashkëpunim me Turqinë po plaçkit naftën dhe gazin e Sirisë në rajonin Al-Xhazira të Sirisë dhe me sanksionet imponuese dhe të paligjshme nuk po pranon t’i dorëzojë Sirisë burimet e saj të naftës dhe gazit.

Vlen të theksohet se edhe vitin e kaluar gjatë stinës së dimrit në rajonet qendrore dhe veriore të Sirisë një numër i madh i qytetarëve sirianë dhe sidomos i refugjatëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre kanë humbur jetën në kushte të vështira për shkak të pushtimit të resurseve siriane të naftës dhe gazit nga ana e Amerikës dhe për shkak të sanksioneve të paligjshme./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne