Terroristët synojnë të kryejnë sulm kimik në Siri

Burimet informative kanë bërë të ditur për programin e terroristëve të Frontit Nusra për kryerjen e një sulmi kimik në Khan Shejkhun dhe në Kafarja të Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se një burim ushtarak i Sirisë ka deklaruar se grupi terrorist Fronti Nusra po përgatit kryerjen e një sulmi provokues duke përdorur gazin Sarin në një depo në Khan Shejkhun dhe Kafarja të Sirisë dhe në procesin për përgatitjen e këtij sulmi kimik po marrin pjesë disa shtetas të Amerikës, të Turqisë dhe një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra. Kjo është në kohën kur gjatë ditëve të kaluara funksionarët amerikanë përsëri pretenduan se qeveria e Sirisë po përgatitet për kryerjen e një sulmi kimik kundër opozitarëve. Rusia dhe aleatet e saj kanë hedhur poshtë këto deklarata të funksionarëve amerikan dhe i kanë quajtur ato si përgatitje për ndërhyrje ushtarake në Siri. Ndërkohë, një burim sirian ka deklaruar se katër ushtarë sirianë janë vrarë gjatë një sulmi të ISIS kundër një helikopteri të ushtrisë siriane i cili ishte duke zbrazur ndihmat ushqimore në Dejr Al-Zur. Nga ana tjetër një burim diplomatik ka bërë të ditur mundësinë për ndërprerjen e ujit për banorët e provincës Dejr Al-Zur duke mbyllur digën e Eufratit nga ana e grupit terrorist ISIS. Ky burim ka theksuar se OKB duhet të tregojë vëmendje për zhvillimet në provincën Dejr Al-Zur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne