Terroristi austriak që luftoi për Kievin në Ukrainë akuzohet për krime lufte

Një terrorist austriak, i cili udhëtoi për në Ukrainë për të luftuar për qeverinë e Kievit kundër Republikave të vetë deklaruara të Donetskut dhe Luganskut, është arrestuar në Poloni me akuza për kryerjen e krimeve të luftës.

I dyshuari 25 vjeçar, identiteti i së cilit ende nuk është zbuluar, përballet me akuzat për “vrasjen e ushtarëve të armikut, të cilët tashmë ishin dorëzuar, si dhe të civilëve”, tha një prokurori rajonale në qytetin Ëiener Neustadt, raportuara nga gazeta austriake Der Standard.

Sipas transmetuesit ORF të Austrisë, i dyshuari vjen nga rajoni australian i Vorarlbergut.

Një zëdhënës i Prokurorisë, Erich Habitzl, i tha agjensisë austriake të lajmeve APA se i dyshuari ka kryer krime lufte “gjatë betejës mbi aeroportin e Donetskut”.

Më herët, AFP raportoi se i dyshuari ka luftuar për republikat e vetëshpallura, por Habitzl i hodhi poshtë këto raporte dhe deklaroi në mënyrë eksplicite se ai luftonte “për anën e Ukrainës”.

Prokuroria austriake kishte lëshuar një urdhër-arresti në Europë kundër këtij njeriu disa javë më parë. Si rezultat, ai u arrestua në një vendkalim kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, që ndodhej jo larg qytetit polak të Dorohuskut, ndërsa po përpiqej të hynte në territorin e Ukrainës.

I dyshuari gjithashtu përballet me akuza të veçanta në një rast të lidhur me drogën, shtoi Prokuroria e Austrisë.

Është ende e paqartë se kur ai do të ekstradohet në Austri. “Aktualisht [i dyshuari] mbetet në dispozicion të gjyqësorit polak,” tha për Reuters nënkoloneli Dariusz Sienicki, një zëdhënës i shërbimit të kufirit polak. “Personi është në pritje të proçedurave në lidhje me ekstradimin në Austri”.

Konflikti në Ukrainën lindore shpërtheu në pranverën e vitit 2014, pas një valë proteste që çoi në një grusht shteti të armatosur që rrëzoi qeverinë e zgjedhur në Kiev.

Qeveria e re dërgoi trupa në rajonet e Luganskut dhe Donetskut, që nuk ishin të gatshëm të njihnin autoritetet e instaluara nga grushti i shtetit. Trazirat kanë marrë jetën e rreth 9,800 njerëzve që atëherë, sipas Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne