Terroristi i masakrës ndaj muslimanëve në Zelandën e Re përballet me akuzën për terrorizëm

28-vjeçari, Brenton Harrison Tarrant cili vrau 51 muslimanë në sulmin në Christchurch është akuzuar për terrorizëm, tha policia e Zelandës së Re.

Brenton Tarrant u akuzua për “përfshirje në akte terrorizmi”, tha policia të martën në një deklaratë.

Terroristi tashmë është ngarkuar edhe me akuza për terrorizëm pas sulmit në dy xhami në Christchurch më 15 mars. Australiani do të duhet të paraqitet në gjykatë në qershor. Ky sulm terrorist ishte më vdekjeprurësi në Zelandën e Re.

Si rezultat, parlamenti i Zelandës së Re votoi për ndalimin e armëve gjysmë automatike të stilit ushtarak./klank

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne