Terroristi i YPG/PKK-së dorëzohet te forcat turke

Një terrorist i YPG/PKK iu dorëzua forcave të sigurisë në Turqinë juglindore, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të vendit.

Pasi iku nga veriu i Sirisë, terroristi u dorëzua në stacionin e policisë kufitare në Nusaybin në provincën Mardin të Turqisë, tha ministria në Twitter.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne