Nga Sputniknews
Përmes financimit të organizatave radikale – nga muxhahidinët afganë tek Shteti Islamik – qeveritë perëndimore “kanë krijuar klimën e përkryer” për sulmet terroriste në atdheun e tyre, dhe e kanë përdorur kërcënimin terrorist, si një pretekst për zbatimin e politikave të stilit oruellian, shkruan analisti gjeopolitik skocez, Stiven Makmilan.
Sipas tij, është përtej çdo hije dyshimi, se politika e jashtme perëndimore, është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e rritjes së terrorizmit në Lindjen e Mesme. “Këto grupe nuk do të kishin burimet dhe shtrirje globale, për të ndërmarrë ndonjë sulm në perëndim, në rast se nuk ishin të armatosur, trajnuar dhe lëshuar kundër qeverisë siriane nga anëtarët e NATO-s, në bashkëpunim me aleatët rajonalë”.
Për ata që kanë ndjekur luftën me prokurë në Siri,dhe politikat e neveritshme e të fshehta të Perëndimit, ky sulm i fundit vjen si befasi, vëren Makmilan në artikullin e tij të fundit për “New Eastern Outlook”. Për të ilustruar deklaratën e tij, analisti gjeopolitik vuri në dukje një numër faktesh, që hedhin dritë mbi rolin e diskutueshëm të lidershipit perëndimor, në shfaqjen e grupeve radikale në Lindjen e Mesme.
Duke cituar raportin e Agjensisë së Mbrojtjes Inteligjente (DIA), Makmilan vuri në dukje se në vitin 2012 autoritetet amerikane ishin të mirë-informuara, se forcat kryesore lëvizëse të kryengritjes në Siri përfshinin “salafistët, Vëllazërinë Myslimane dhe Al-Kaedën e Irakut”.
Al-Kaida në Irak, është një nga emrat që përdoren për famëkeqin Shtetin Islamik. Sipas raportit, zyrtarët amerikanë të zbulimit, parashikonin krijimin e një principate të “deklaruar ose jo” salafiste në Sirinë Lindore (Hasaka dhe Der Zor) me qëllim ”izolimin e regjimin sirian”.
”Ish-shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Majkëll T. Flin, zbuloi në një intervistë të fundit se administrata Obama mori “me paramendim vendimin” për të mbështetur rritjen e rebelëve sirianë në vitin 2012, megjithëse Uashingtoni e dinte se opozita ishte e përbërë nga grupe ekstreme terroriste”- vazhdon më tej Makmilan.
Në mënyrë të dallueshme, Britania e Madhe, ka derdhur miliona në kryengritjen siriane. Së bashku me Uashingtonin dhe disa shtete anëtare të BE, Londra ishte e përfshirë në furnizimin e rebelëve sirianë me pothuajse 3.000 tonë armë në vitin 2013. Nga ana e saj, qeveria franceze ka dhënë shuma të mëdha parash dhe armësh për të ashtu-quajtën “opozita siriane”-theksoi Makmilan.
Në një komplikim të mëtejshëm të situatës, ish-ministër francez i Punëve të Jashtme, Roland Dyma, zbuloi se lufta në Siri ishte “e përgatitur, e paramenduar dhe e planifikuar” nga disa zyrtarë të lartë perëndimorë, të paku “dy vjet para se të shpërthente dhuna” në vitin 2011. Por a ishin në fakt Londra, Parisi, Brukseli dhe Uashingtoni, në gjendje të parashikonin mundësinë e sulmeve terroriste në Evropë, pasi armatosën ekstremistët fetarë sirianë, dhe pastaj e përmbytën Evropën me refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut?
Siç mund të parashikohej, terroristët shfrytëzuan mundësinë për të depërtuar në Bashkimin Evropian, së bashku me kërkuesit e pafajshëm të azilit”- vëren analisti. “Kjo të çon tek pyetja:A duhet të mirëpresim më shumë sulme udhëheqësit perëndimorë?”- pyet ai. “Është e qartë që vendet perëndimore, kanë qenë duke përdorur moton e ”luftës kundër terrorit”, si një justifikim për të imponuar kontrollin totalitar në vend, si dhe për ta përdorur atë në mobilizimin e opinionit publik për luftërat perandorake jashtë vendit.
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, nuk mund të justifikojnë një shtet të mbikqyrjes distopiane pa sulme terroriste, dhe këto sulme i lejojnë qeveritë të miratojnë politika, të cilat qytetarët nuk do t’i kishin pranuar kurrë përpara krizës”-shpjegon Makmilan, duke shtuar se sulmi i fundit në Paris, mund të nxisë qeveritë perëndimore të kërkojnë edhe më shumë kompetenca të mbikëqyrjes së stilit oruellian.
Në të njëjtën kohë, studiuesi skocez vë në dukje se ka patur disa shenja, që tregojnë se fuqitë evropiane mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Sirisë dhe qeverisë së Bashar Al-Asadit.
”Në Siri, ne po kërkojmë një zgjidhje politike të problemit, që nuk është Bashar Asadi. Armiku ynë në Siri është ISIS-i”-është shprehur Holond, siç citohet nga Makmilan.
Dhe ende është e vështirë të besohet, se Perëndimi do të ndryshojë së shpejti kursin e tij të politikës së jashtme, beson analisti, duke shprehur shpresën se Rusia “do të inkurajojë Perëndimin të lëvizë në drejtim të proceseve më të shëndetshme”. / bota.al