“Terrorizmi i bardhë” godet Londrën frikë se do të sulmohen muslimanët

Londra tashmë është në ankth edhe nga fenomeni i terrorizmit të bardhë, që nënkupton mundësinë e sulmeve ndaj myslimanëve në vend.

Darren Osborne, 47 vjecarit i cili mbrëmjen e së dielës shtypi me një furgon dhjetëra muslimanë në Londër duke vrarë një person, është profili i një terroristi të llojit të ri.

Ai ka lindur në Singapor është rritur në Eeston-super-Mare në brigjet angleze.

Ai është një nga përshkrimet e ‘terroristëve të bardhë’ që mund të prekin Britaninë ku në shënjestër do të jenë besimtarët muslmianë.

Osborne nuk ishte një element i njohur nga policia. Miqtë e kujtojnë si një njeri të qetë dhe që fliste pak. Ndërsa gjatë momentit që ai ndërmori sulmin ranë një xhamie u dëgjua teksa thërriste “Do të vras të gjithë muslimanët’. /shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne