Terrorizmi, policia merr masa përforcime në zonat turistike

Sulmet terroriste në Spanjë, ku mbetën të vrarë 14 persona, e u plagosëm mbi 100 të tjerë, ka rritur vigjilencën e vendeve të Europës në përforcimin e masave anti-terroriste, ku përjashtim nuk bën as vendi ynë.

Ashtu sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester, Paris dhe Berlin, policia ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike.

Masa kryesore të Policisë lidhen me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim  personat  me prirje radikale.

Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e  ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës, agjentë të Antiterrorit që gjenden në gadishmëri kanë intervistuar persona që fillmisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne