Testimet raketore të Koresë së Veriut

Koreja e veriut pa i kushtuar aspak vëmendje rezolutave ndërkombëtare, ka kryer një tjetër testim raketor.

Në një njoftim për shtyp ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike. Shefi i shtabit të ushtrisë tha se presidenti jugkorean, Moon Jae-in, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mësohet se raketa është hedhur nga qyteti verikorean, Uonsan, dhe se ka fluturuar në drejtim të lindjes. Japonia e dënoi lëshimin e raketës dhe tha se ajo mund të ketë rënë në ujërat e saj. Ushtria amerikane po ashtu tha se e ka vërejtur dhe analizuar raketën dhe se ajo ka qenë me rreze të shkurtër. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe dhjetëra me raketa balistike gjatë muajve të fundit. Ajo ka kërcënuar se së shpejti do të ketë kapacitet për të goditur SHBA-në./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne