Rajoni

Tetovari depoziton 400 mijë euro në Shqipëri, por i sekuestrohet llogaria

Prokuroria ka bllokuar llogarinë bankare të një shqiptari nga Tetova, e cila ishte hapur në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë. Llogaria bankare e shqiptarit të identifkuar me emrin Ali Jashari ishte në vlerën e 400 mijë eurove.

Ali Jashari jeton në Gjermani dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për “Pastrim i produkteve të veprës penale” ose “veprimtari kriminale”. Dyshohet se këto para janë krijuar nga aktivitet i paligjshëm. Vijojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

OPINIONE