Rajoni

Tetovë, helmohen 220 рunonjës

Gjatë natës së kaluar 220 punonjës nga fabrika “Lear” në zonën zhvillimore teknologjike në rajonin e Tetovës janë pranuar në spitalet e Tetovës dhe Gostivarit pasi sipas informacioneve të para janë helmuar sipas të gjitha gjasave nga ushqimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Qendra Klinike në Tetovë për AA konfirmuan rastin duke shpjeguar se në ora 4:30 pas mesnate janë pranuar punonjësit që kanë qenë në turnin e tretë. Nga Qendra Klinike thonë se punonjësve të pranuar u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe ata janë lëshuar në kurim shtëpiak.

Sipas informacioneve fillestare, mbrëmë rreth orës 1 ishte ndarë darka për punëtorët që ishin turni i tretë në punë në “Lear”.

Pas rreth dy orëve nga gjithsej 264 punonjës që kanë qenë në punë, tek 220 prej tyre ishin paraqitur simptomat e para të helmimit nga ushqimi – vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe të ngjashme.

Ekipet e policisë kanë kryer kontroll në fabrikë me ç’rast kanë marrë mostra nga ushqimi dhe gjurmë tjera për ekspertizë dhe punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA