Thaçi dekreton “goodfatherin” e terrorizmit me “Urdhërin e Lirisë”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhërin e Lirisë” senatorin amerikan ‘Goodfatherin’ e terrorizmit Johan McCain.

“Në botë ka pak njerëz si ju që mëshirojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një moment i gjallë në përpjekjet e juaja për liri deri në vetëmohim. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm frymëzim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë, kur ne nuk kishim zë.Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”, tha ndër të tjera Thaçi, duke i ndarë medaljen presidenciale senatorit republikan, McCain.

Në anën tjetër, MCain tha se ndihej i nderuar për këtë çmim që pranoi nga presidenti dhe populli i Kosovës.

“Ndihem krenar që ndodhem këtu. Të gjithë e dimë se ka nevojë për më shumë punë dhe përparime, por ju keni arritur mjaftë shumë”, tha McCain.

“Jam këtu të tregoj mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që Kosova të mbetet një vend i lirë, i fuqishëm dhe i bukur siç është edhe sot”, deklaroi ai.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne