Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se është koha që Kosova të bëhet anëtare e saj.

Ai u shpreh në rrjetet sociale se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve.

“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne