Thaçi: Haradinaj ma ka konfirmuar se i ka siguruar votat për Qeverinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj) se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Ai deklaroi se “çështja e mandatit nuk është çështje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar”. Ai tha se është duke pritur përmbylljen e procesit të certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe më pastaj të ulet me spektrin politik dhe bashkërisht të caktohet data e konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë së re.

Sa i përket mundësisë që mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj të dështojë të sigurojë votat për formimin e Qeverisë dhe mundësisë që Thaçi më pas t’ia jap mandatin kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, presidenti Thaçi tha se nuk mund t’i parashikojë as paragjykojë zhvillimet e ardhshme.

“Nuk dëshiroj të prejudikoj. Nga mandatari (Ramush Haradinaj) e kam konfirmimin se i ka siguruar votat. Në çdo rrethanë mendoj se duhet të ndodhë një dialog mes spektrit politik si të veprohet tutje. Unë do të ndërmarr vetëm veprime ligjore, kushtetuese pa ndikime politike”, tha Thaçi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne