Thaçi: Ka interes të madh nga njerëz të caktuar të prishin procesin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka interes nga disa persona të caktuar për të penguar procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje, mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shteti insiston se synimi është që t’i jepet fund konfliktit një shekullor, me fokusin kryesor që është në zhvillimin ekonomik.

“Ka shumë interesim të personave të caktuar që ta pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta them përsëri, qartë dhe në mënyrë të zëshme: Po flasim për përfundimin e një konflikti shekullor, duke u përqendruar në zhvillim ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”. ka shkruar Thaçi.

Tutje ka shkruar Thaçi se  në këtë drejtim ai ka thënë se përsëri, roli i SHBA-së është i domosdoshëm.

“Përsëri, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari special, Richard Grenell, është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka përkrahjen e plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump, që po punoni për paqe në botë”, ka shkruar presidenti Thaçi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne